E-Book Content
Rexhep Qosja PANTEONI I RRALLUAR
Biblioteka „HEJZA"
Redaktor: FAHREDIN GUNGA
REXHEP QOSJA
PANTEONI I RRALLUAR
RILINDJA Redaksia e botimeve PRISHTINË 1973
Mbulesën e përgatiti: REXHEP FERRI
Dhe mbi te gjitha ruaje zemren tende, sepse prej saj buron jeta. Dhe rri sa më lark prej gojëve te rrejshme, dhe largoji prej vetes buzët mashtruese. Dhe sytë e tu le të shikojne ne fytyre, dhe shikimi yt le të jete prore i drejtë. Dhe kujdesu se cilës rrugë do të ecësh, dhe të gjitha rrugët le t'i keshe të drejta. Dhe mos kthe as djathtas as mengjër, dhe kujdesu të ecish lark të keqes. PSALMET
PROZA E JETËS
PSIKOLOGJIA E MEDIOKRITETEVE
Fjala mediokritet vjen prej fjalës latine mediocritas, me të cilën Plauti, Ciceroni, Lukreci, Vergjili, Seneka, Taciti, Juvenali, Ovidi, Marciali dhe shkrimtarët, oratorët dhe filosofët e tjerë të Romës i kishin pagëzuar njerëzit me aftësi, mundësi, prirje, të bëra dhe, sigurisht, vlera mesatare. Me të ata i etiketonin të gjithë bashkëvendësit e vet që s'kishin prirje të radhiteshin në krye të rreshtit, por as nuk pajtoheshin të gjendeshin diku në fundin e tij; romakët e mëdhenj i kishin pagëzuar me këtë shprehje, pra, individët mesatarë, që e ndjenin veten të sigurtë ndërmjet të parëve dhe të fundmëve, duke ju shmangur ashtu peripetive, nëpër të cilat mund të kalojnë të parët dhe nënqeshjeve, të cilave mund t'ju nënshtrohen të fundit. Të gjitha shprehjet dhe termat, prandaj edhe shprehja mediokritet, që herat më të shpeshta krijohen prej specialistëve, për të shënuar përmbajtjen e një dukurie që në një shoqëri të caktuar shfaqet në një moment të caktuar historik, kanë fatin dhe historinë e vet. Ato shfaqen, përhapen, pasurohen me nuanca të reja kuptimesh apo çlirohen prej disa nuancash që kishin në zanafillen e tyre; në qoftë se shuhet dukuria që e kishin shënuar, vdesin edhe vetë një ditë. Shprehja mediokritet nuk ka vdekur për shkak se as dukuria e shënuar me anën e saj nuk është shuar dhe, sipas 9
të gjitha gjasave, nuk do të shuhet derisa të ekzistojë gjinia njerëzore. Përkundrazi, mediokritetet e kanë vazhduar më me suksese jetën mesatare intelektuale dhe morale, kurse etiketa e tyre ka kaluar në shumicën e gjuhëve të tjera, që janë simotra të gjuhës latine dhe, sikundër e tregon sot përmbajtja e saj, është zgjeruar mjaft semantikisht. Me këtë shprehje ne sot nënkuptojmë diçka më tepër se ç'kanë nënkuptuar filosofët, oratorët dhe shkrimtarët romakë; shprehja mediokritet, përpos kuptimit të saj burimor, është pasuruar edhe me kuptime të reja, të cilat ja ka dhuruar jeta e saj e gjatë. Për këtë arësye çdo përpjekje që përmbajtja e kësaj shprehje t'i nënshtrohet ndonjë definicioni do ta ngushtonte kuptimin e saj, duke i leçitur ashtu lexuesit mundësie që të krijojnë një përfytyrim sadokudo të plotë, të tërësishëm, mbi mediokritetet. Në qoftë se mund të pohohet se shprehja mediokritet e ka filluar jetën e saj mesatare që në shkrimet e krijuesve të mëdhenj romakë e, ndoshta edhe në shknmet e paraardhësve të tyre shpirtërorë-krijuesve të Greqisë antike, dhe është përhapur, pastaj, edhe në shumë gjuhë të tjera, është e padyshimtë se edhe vetë mediokritetet e kanë vazhduar marshin e prirjeve, aftësive, e vlerave mesatare nëpër meridiane dhe vende të ndryshme. Konstatimi, ndërkaq, doemos nënëkupton pohimin se mediokritete ka pasur, gjithmonë dhe gjithkund, në çdo mjedis, në çdo shtresë sociale, në çdo shoqëri, në çdo sistem, në vendet e zhvilluara dhe të prapambetura, në vendet e lira dhe të robëruara, kurse numri i tyre ka ardhur duke u shtuar gjithnjë e më shumë jo vetëm pse është shtuar numri i popullatës në botë, por edhe pse janë shtuar fushat dhe format e veprimtarisë nëpër të cilat njeriu, si krijesë psikologjike dhe sociale, manifeston vetëveten, prirjet dhe aftësitë e tij të vogla, të mëdha apo mesatare si edhe karakterin e tij të pl